×
  • Sport
  • Sport

    Kameruni suspendon portierin Onana, luajti shumë me top jashtë 16 metërshit

    Reporteri
    29 Nëntor 2022 | 14:01

    Trajneri i kamerunit, Rigobert Song bëri një befasi, të hënën, kur në ndeshjen e kombëtares së tij kundër Serbisë, pozitën e portierit ia besoi Devis Epassy e jo Andre Onana-s. Epassy i hëngri 3 gola në këtë lojë, ndërsa Onana pati marrë vetëm 1 në ndeshjen e parë të grupit, kundër Zvicrës. Pavarësisht kësaj, ky u la jashtë ne ndeshjen e dytë.

    Më vonë u mor vesh se Onana është suspenduar, për arsye disciplinore. Është raportuar se trajneri Song ka mospajtime të thella me portierin, për shkak të stilit të lojës të këtij të fundit, në ndeshjen e parë kundër Zvicrës. Në këtë takim, gardiani i Interit të Milanos regjistroi më së shumti prekje të topit jashtë 16 metërshit (26) për një portier, në një ndeshje të Kupër së Botës qysh prej vitit 1996.

    Pas ndeshjes triller me Serbinë e cila përfunoi 3 me 3, trajneri Song tha se e pa të nevojshme të marrë “masa të rrepta ndaj atyre që nuk duan të jenë pjesë e strategjisë së lojës së ekpit”.

    Federata e Futbollit të Kamerunit e konfirmoi suspendimin nga detyra të Onanas, për një perudhë të pacaktuar kohore, ndërsa i dha mbështetje trajnerit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!