×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Haradinaj do ta mbrojë UÇK-në, nga Haga do të kthehet si hero edhe më i madh

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 20:19

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se pret që Ramush Haradinaj të lirohet shpejt nga Haga dhe të bëhet hero edhe më i madh.


    Ai ka thënë se me dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës, para se të shkonte në Gjykatën Speciale, Haradinaj ka mbrojtur interesat e Kosovës.

    “Nuk kam iluzione, as nuk pres shumë. Pres një farsë, një shfaqje dhe se do të thotë se UÇK-në e kanë përbërë trimat që e mbrojtën vendin nga agresorët serbë”, tha Vuçiq për TV Pink, përcjell Telegrafi.

    Ai tha se nuk mendonte se Haradinaj, i cili ishte ftuar në intervistim në Gjykatën Speciale për krimet e luftës të UÇK-së, ka lidhje me vrasjen e serbëve në Grckë e Vjetër, të ekzekutuar pikërisht para 20 vjetësh.

    Vuçiq tha se ai beson se Haradinaj megjithatë ka të bëjë me shumë krime të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!