×
  • Sport
  • Sport

    Një “pushtues i fushës” ndërprenë stërvitjen e Juventusit – Ronaldo i “hedhet” policit në shpinë

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 20:27

    Juventusi po e vazhdon fazën përgatitore, tani në Kinë, ku do ta zhvillojë edhe një ndeshje miqësore.


    Të mërkurën në mesditë Juventusi do të përballet me Interin.

    Djelmoshat e Maurizio Sarrit janë duke i vazhduar stërvitjet për këtë ndeshje, por që në atë të fundit, ka ndodhur një gjë interesante.

    Një tifoz është futur në fushën e stërvitjes, por pa arritur të afrohet tek lojtarët e Juves është kapur nga policia, transmeton Telegrafi.com.

    Ishin shumë policë që iu bën djaloshit që ta ndalin, ndrërsa Ronaldo në formë shakaje i hedhet njëri në shpinë.

    Polici kur e pa që ishte Ronaldo e mori me sportivitet.

    Pas kësaj stërvitja e Juventusit vazhdoi rregullisht dhe nën masa të rrepta sigurie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!