Kanë përfunduar edhe ndeshjet e sotme në Kampionatin Botëror. Japonia dhe Spanja janë kualifikuar nga grupi E në 1/8 e finales.
Anipse Japonia e mposhti Spanjën, me rezultat 2-1, prapëseprapë të dy ekipet u kualifikuan tutje nga faza e grupeve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ndërsa Gjermania, edhe pas fitores gati bindëse, me rezultat 4-2 ndaj Kosta Rikës, nuk ia doli që t’i grumbullojë pikët e nevojshme për në 1/8 e finales.
JAPAN ARE THROUGH TO THE ROUND OF 16 AS GROUP WINNERS ? pic.twitter.com/9gbBb8txzU
— GOAL (@goal) December 1, 2022
Kësisoj, Gjermania edhe njëherë tjetër, eliminohet në fazën e grupeve.
Në 1/8 e finales, Japonia do të përballet me Kroacinë kurse Spanja kundërshtar do ta ketë Marokon.
Ndeshja Japoni-Kroaci do të luhet të hënën ndërsa ajo Spanjë-Maroko të martën. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në orarin e orës 16:00. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.