×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kapë të dyshuarin për vrasjen që ndodhi të shtunën në qendër të Prishtinës

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 20:52

    Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin N.B lidhur me vrasjen e Gani Ramës, te nënkalimi, në rrugën Bill Klinton në Prishtinë.


    “Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datë 20.07.2019 “Vrasje” të ndodhur në Prishtinë tek nënkalimi në rrugën Bill Klinton ju informon se sot rreth orës 17:00 Sektori i Hetimeve të Stacionit Qendra në bashkëpunim me Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë kanë arrestuar të dyshuarin: N.B mashkull/shqiptar/kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Personi i dyshuar është në proces të intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmirren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!