Biznesmeni dhe ish kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi ka reaguar me anë të një postimi për ndeshjen Zvicër – Serbi.
Ejupi ka shkruar se shqiptarët nuk patën fatin që të shkojnë në Botëror me dy shtetet e tyre por nuk mbeten pa u përfaqësuar në këtë event.
Ai ka thënë se do të bëjë tifo për Zvicrën në këtë Botëror dhe do të brohorasë për Zvicrën.
Ky është postimi i tij i plotë:
Ne shqiptarët, fatkeqësisht nuk e kishim mundësinë dhe fatin të përfaqësoheshim në Kampionate Botërore me ndonjërin prej dy shteteve tona.
Por, ne gjithmonë e kishim dhe e kemi një pjesë dhe një hise tonën në këtë garë prestigjioze të futbollit.
Krejt kjo falë djelmoshave tanë të artë, duke u nisur prej Ramës, për të vazhduar më pas me Behramin, Xhemailin, Kasamin… e deri tek treshja aktuale e shqiponjave: Xhaka, Shaqiri e Jashari.
Sonte, Zvicra, njëri prej shteteve më mike dhe më mikpritëse të shqiptarëve, do ta zhvillojë një ndeshje mjaft të rëndësishme, apo më mirë të themi vendimtare kundër Serbisë.
Uroj që, edhe në këtë sfidë, njëjtë sikur para pak më shumë se katër vjetësh, ambasadorët tanë në “Katar 2022”, Xhaka e Shaqiri, të na gëzojnë dhe të na bëjnë krenarë me paraqitje dinjitoze dhe të jenë prapë protagonistë në fushë me “Helvetikët”.
Sonte, zviceranët dhe shqiptarët janë bashkë, në kërkim të së tetës së finales së Kupës së Botës.
Hopp Schwiiz!????
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.