Një pulë sepse ishte futbollisti më i mirë i ndeshjes.
Ajo që ndodh në Malawi nuk është një tregim i kohëve të lashta, por i vitit 2019.
Ngjarja tërhoqi vëmendjen e mbarë botës, ku sulmuesi i Nyasa Big Bullets, Hassan Kajoke mori një pulë të gjallë pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes” në takimin e fundjavës ndaj Karonga United.
Kajoka ishte thjeshtë fenomenal në fitoren 5-0, duke e merituar totalisht çmimin.
Por kur pritej një pllakadë vlerësimi, nga një kuti kartoni, ku ishte gdhendur “Kajoke BB” doli një pulë me vija të kuqe për të treguar ngjyrat tradicionale të skuadrës ku ai aktivizohet.
Po paramendoj nëse një çmim i tillë do jepej në Europë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të kishin hapur pulari tashmë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.