Në nder dhe respekt të ardhjes së bashkatdhetarëve në vendin tonë janë duke u organizuar një sërë aktivitetesh.
Edhe Komuna e Skenderajt ka menduar për këtë pjesë, teksa sonte është shtruar edhe sofra tradicionale në shesh të qytetit që, fare pranë shtatores së Adem Jasharit.
E rreth sofrës është edhe kryetari i komunës, Bekim Jashari, i cili në llogarinë Facebook ka shkruar:
“Pikërisht para shtatores së kryekomandantit Adem Jashari, që na mundësoi me sakrificën e tij të mblidhemi, të këndojmë e të festojmë në Sofrën tradicionale dhe këto ditë kur Skenderaj është mbushur plot jetë e gjallëri nga ardhja e bashkatdhetarëve tanë.
Kemi marrë për obligim dhe detyrë që me gjithë këto aktivitete pushimin në vendlindje t’ua bëjmë të këndshëm e të paharruar.
Faleminderit që po na jepni mundësinë të festojmë me ju!”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.