×
  • Sport
  • Sport

    Edon Zhegrovës nuk i bëjnë punë paraqitjet e mira në miqësore, injorohet sërish nga Baseli

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 22:55

    Pavarësisht paraqitjeve të mira në miqësoret para-sezonale, trajneri i Baselit Marcel Koller nuk është bindur për ta ftuar Edon Zhegrovën së paku në 18-shen e parë të ekipit.


    Talenti Kosovar u la jashtë ekipit në sfidën që ekipi i tij e humbi 3-2 nga PSV të marten mbrëma për turin kualifikues të Ligën së Kampionëve, shkruan Reporteri.net.

    Kjo është hera e dytë brenda pesë ditëve që i ndodh e njëjta gjë yllit kosovar.

    Në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Superligës zvicerane, Baseli fitoi pastërt 4-1 ndaj Sion, por Zhegrova u la jashtë skuadrës.

    Kujtojmë se 20-vjeçari është i huazuar te ekipi zviceran me të drejtë blerje nga Genk.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!