×
  • Lajme
  • Lajme

    Mytaher Haskuka subvencionon blegtorët, lopët sillen me kamionë të Serbisë

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 23:23

    Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se sot janë ndarë 99 lopë qumështore për blegtorët e komunës së Prizrenit nëpërmjet Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.


    Ai lajmin e dha përmes një statusi në Facebook, por kamioni me targa të Serbisë me të cilin janë sjellë lopët shkaktoi reagime, njofton Klan Kosova.

    Në fotografinë e postuar nga vetë Haskuka targat e kamionit janë nga qyteti i Novi Pazarit edhe pse nuk ka treguar se nga janë sjellë kafshët.

    Për këtë reagoi edhe koordinatori i degës së PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi, i cili tha se subvencionimin po e bën duke importuar lopë nga Serbia.

    Ndryshe, Kosova i ka vënë taksë 100 për qind produkteve serbe që hynë në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!