×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca tregon nëse LDK mund ta “tradhtojë” VV-në dhe t’i bashkohet PDK-së

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 23:49

    Shefi i grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ndërsa ka folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme ka thënë se presidenti nuk i cakton zgjedhjet në Kosovë.


    Ai ka pohuar se kjo është kompetencë që nuk e ka presidenti.

    “I fton partitë politike dhe ato i tregojnë kur duan zgjedhjet, Pra pajtohet me vullnetin e subjekteve politike. Unë e kam pa që të gjitha partitë janë për zgjedhjeve, edhe vet PAN-I”, ka deklaruar Konjufca për T7, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa duke folur për mundësinë që LDK t’i bashkohet PDK-së për të vazhduar qeverinë, ai ka thënë se nuk beson se mund të ndodh kjo gjë.

    “Do të ishte fatale për LDK-në nëse i bashkohet PDK-së. Tash nuk ekziston PAN-i. Tash ekziston veç Kadri Veseli. Unë mendoj se gjasat janë të pamundshme. Gjasat janë të pakonsiderueshme me u bo bashkë LDK-ja me PDK-në”, ka deklaruar Konjufca.

    Kurse i pyetur për deklarimin e Haradinajt se janë bërë shumë gjarpërinj, Konjufca tha se “është mirë në fillim mos me u lidh me të (gjarpin), se kur të prishesh me gjarprin të gjithe të duken gjarpëroj”.

    Konjufca ndërsa foli për dorëheqjen e Haradinajt tha se ky i fundit ka filluar fushatën para të gjithëve sepse tregoj ambiciet për me u bo kryeministër sërish.

    “Më fer ish kanë mas dy ore me mbajt një konferencë tjetër, pra një për dorëhqje e tjetrën për zgjedhje”, tha Konjufca. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!