Futbollisti Erion Kajtazi është dërguar në urgjencën e Prizrenit pa shenja jete, ka thënë mjeku kujdestar, Hekuran Veçgishi.
Ai deklaroi se janë bërë përpjekje për ta kthyer në jetë, por përpjekjet nuk ishin të suksesshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Rreth orës 13:30 në Urgjencën e qytetit të Prizrenit e sjellin pacientin mashkull në reanimimin e emergjencës së spitalit. Pacienti ka qenë pa shenja jete, është bërë përpjekja maksimale për ta kthyer në jetë, por reanimimi ka qenë i pasuksesshëm dhe pacienti ka përfunduar me vdekje”, ka thënë ai për RTK.
“Nuk janë vërejtur lëndime trupore të pacientit. Ekspertiza ligjore do ta përcaktojë shkakun e vdekjes”.
Eion Kajtazi, futbollisti i ri i Trepçës ’89 dhe i Kosovës U17, ka vdekur në fushën e lojës pas një arresti kardiak.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.
Kajtazi vdiq derisa ishte duke luajtur në ndeshjen e juniorëve mes Trepçës ’89 dhe A&N, takim që u zhvillua në Korishë të Prizrenit, kur ka rënë në tokë pa vetëdije. /Reporteri.net/.
Talenti i ri që premtonte shumë, kush ishte Erion Kajtazi që vdiq sot në fushën e lojës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.