×
  • Sport
  • Sport

    Holanda kalon në çerekfinale të Kupës së Botës

    Reporteri
    03 Dhjetor 2022 | 18:41

    Holanda ka siguruar kalimin për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.

    Kombëtarja holandeze shënoi fitore sonte ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales të këtij turneu – shkruan Gazeta Express.

    Memphis Depay (10’), Daley Blind (45+1’) dhe Denzel Dumfries (81’) shënuan golat e fitores për “Tulipanët”.

    Haji Wright (76’) e shënoi golin e vetëm për amerikanët.

    Holanda në çerekfinale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Argjentinës dhe Australisë, që zhvillohet sonte nga ora 20:00. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!