Australia i befasoi të gjithë me kualifikimin e saj në 16 më të mirat e Botës. “Kangurët” mposhtën Danimarkën 1-0 në ndeshjen e fundit në grupe dhe siguruan kalimin në fazën pasardhëse. Por kualifikimi ka ardhur si pasojë e “hilesë” së përdorur nga ishullorët.
Në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë skena që u shpëtoi të gjithëve. Në minutën e 70, Cornelius hyn në fushën e lojës dhe në dorë mban një letër me udhëzime nga stafi teknik. Letra i kalon kapitenit Eriksen, ndërsa 2 minuta më pas bie në duart e Mitchell Duke. Lojtari australian ia dorëzon stafit të tij teknik dhe këtu vjen ndryshimi.
Clark ka punuar në Danimarkë dhe ka ditur të përkthejë udhëzimet e shkruajtura në letër. Menjëherë pas leximit të saj, trajneri i Australisë bën ndryshime taktike dhe e kalon rreshtimin në 5-4-1. Një lëvizje që rezultoi e duhura, pasi australianët ia dolën të mbanin rrjetën të paprekur dhe të eliminonin Danimarkën nga Botërori. /Sport Ekspres/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.