Pas fitores emocionale të Zvicrës, 3 me 2, ndaj Serbisë, FIFA tani ka hapur procedurat hetimore ndaj ekipit serb që u eliminua të premten nga Botërori 2022.
Shkeljet disiplinore të skuadër serbe që mund të identifikohen nga kjo procedurë hetimore janë shkelja e mundshme e neneve 12 (Sjellje e pahijshme nga lojtarët dhe zyrtarët), 13 (Diskriminimi) dhe 16 (Rendi dhe siguria në ndeshje), raportojnë mediat zvicerane.
Ndonëse FIFA nuk ka dhënë diçka më konkrete, por me shumë gjasa pjesë e procedurës disiplinore mund të hapet edhe për trajnerin Dragan Stojkovic, i cili ka bërë komente përçmuese ndaj shqiptarëve dhe ka fyer nënat e tyre, nga stoli. Kjo shkau i yjeve shqiptare të skuadrës zvicerane, Xhakes e Shaqirit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Shaqiri ishte edhe golashënuesi i parë i kësaj përballje vendimtare për kualifikimin në 1/16 e Katarit 20202, derisa kapiteni Xhaka u shpall lojtari i ndeshjes që përfundoi me fitoren meritore të Zvicrës.
Sipas raportimeve, Xhaka i ka shpëtuar procedurës hetimore përkundër se u përfshi në një përleshje me lojtarët serbë pasi këta të fundit e provokuan futbollistin e Zvicrës me prejardhje nga Kosova.
Zvicra të martën do të përballët me Portugalinë, derisa skuadra serbe është kthyer në Beograd si e eliminuar në fazën e grupeve të kampionatit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.