×
  • Sport
  • Sport

    Befasi e madhe, Maroku e eliminon Spanjën pas penalltive

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 18:53

    Maroku ka arritur ta eliminojë Spanjën në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

    Marokenët triumfuan vetëm pas ekzekutimit të penalltive, për t’u kualifikuar në çerekfinale.

    Rezultati pas 120 minutave ishte ai i fillimit të ndeshjes, 0:0.

    Loja e rregullt prej 90 minutave u mbyll baras dhe pa gola.

    Në penallti, Maroku ishte fantastik, duke triumfuar 3:0.

    Fituesi nga kjo përballje do të sigurojë kalimin për në çerekfinale, aty ku do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Portugalisë dhe Zvicrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!