×
  • Lajme
  • Lajme

    Me këtë datë do të festohet Kurban Bajrami

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 13:54

    Besimtarët e besimit islam, sivjet do të festojnë festën e Kurban Bajramit më datën më 11 gusht (e diel), e cila njëherësh është festa e dytë më e madhe për myslimanët pas Fitër Bajramit.


    Me namazin e mëngjesit, e pastaj edhe me namazin e Bajramit fillon festimi, në të cilin respektin ndaj Zotit myslimanët e shprehin me therje të kurbanit.

    Me këtë festë kurorëzohet Haxhi, që është kushti i pestë i islamit, i cili është dëshmi për solidaritet dhe mirëqenie.

    Kjo festë karakterizohet nga gatishmëria e besimtarit, që vetëm për Allahun të sakrifikojë vlerat e tij materiale dhe shpirtërore.

    Kur’ani, Haxhi dhe Kurbani janë përmbajtjet themelore të Kurban Bajramit, të cilët paraqesin tri ideale të larta Islame.

    Kur’ani paraqet arsimimin dhe devotshmërinë, Haxhi solidaritetin reciprok dhe Kurbani sakrificën për të tjerët.

    Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tri pjesë.

    Familja mban një të tretën, një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët, ndërsa një e treta e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

    Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjatë katër ditë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!