Një politikane nga Meksika po përpiqet t’i ndalojë Lionel Messit të hyjë në këtë shtet dhe ka paraqitur zyrtarisht një mocion kundër kapitenit të Argjentinës.
Kombëtarja argjentinase mposhti Meksikën 2:0 në ndeshjen e Grupit C në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Në zhveshtore pas ndeshjes, Messi u pa duke e larguar me këmbë një fanellë të Meksikës.
Ky veprim shkaktoi reagime të shumta, teksa nga meksikanët reagimet ishin të ashpra.
Tani, politikania Maria Clemente Garcia Moreno është ajo që ka kritikuar 35-vjeçarin për “mungesë të respektit”.
Ajo ka bërë thirrje që Messi të shpallet person “non-grata” në Meksikë.
“Dhoma e Deputetëve të Kongresit të Nderuar të Unionit kërkon me respekt nga Ministria e Punëve të Jashtme të lëshojë deklaratën përkatëse për të shpallur persona non-grata brenda territorit të shtetasit me kombësi argjentinase dhe spanjolle, Lionel Andres Messi Cuccitini, për shkak të përbuzjes së tij të dukshme dhe mungesës së respektit ndaj Meksikës gjatë Kupës së Botës të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) të shtunën, 26 nëntor 2022”, thuhet në dokument.
Kurse, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” lidhur me këtë rast ishte shprehur: “Kushdo që më njeh e di se unë kurrë nuk kam mungesë respekti për askënd. Nuk kam pse të kërkoj falje sepse nuk kam respektuar fanellën e Meksikës apo askënd”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.