Aeroporti i Prishtinës ka njoftuar se aeroplani i kompanisë ajrore Onur Air ka pësuar një defekt, gjë që ka shkaktuar vonesë për të arritur nga Prishtina për në Antalya për rreth 1 orë e 25 minuta.
Zyrtarisht nga Aeroporti i Prishtinës njoftojnë se të gjithë udhëtarët kanë mbërritur të sigurt në Turqi, pasi që aeroplani nuk ka pësuar ndonjë defekt serioz.
Ata tregojnë se si mekanikët e kompanisë ‘Adria Airways’, kanë intervenuar për të eliminuar problemin teknik.
“Sot në mëngjes, fluturimi OHY 709 i kompanisë ajrore Onur Air në arritje nga Antalia – Turqi pas aterrimit në ANP “Adem Jashari” i është shfaqur një problem teknik pa ndikim në sigurinë e fluturimit.Me asistencë të stafit teknik të aeroportit aeroplani është parkuar pa problem. Menjëherë pas kësaj, kanë intervenuar mekanikët e mjeteve ajrore nga kompania ajrore Adria Airways të stacionuar në aeroport dhe e kanë eliminuar problemin teknik. Aeroplani kishte vonesë në arritje 1 orë e 25 minuta, dhe është nisur për në Antalia në ora 5:58 në vend të kohës së paraparë në 3:30 min”, thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari”.
Defekt sot ka pësuar edhe një aeroplan i linjës Stutgart-Prishtinë, pasi ka rrjedhur diçka nga njëri krah i aeroplanit. Bëhet fjalë për kompaninë ALK, ndërkohë udhëtarët kanë mbetur në aeroportin e Sutgartit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.