Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar se kush dëshiron ta fitojë Kupën e Botës këtë vit dhe shpreson që një ish-bashkëlojtar i tij të fitojë trofeun.
Ibrahimovic dhe Lionel Messi luajtën së bashku për vetëm një sezon te Barcelona, por ata duket se kanë raporte të mira mesvete.
Në një intervistë për “433”, sulmuesi i Milanit tregoi favoritin e tij.
“Shpresoj që Argjentina të fitojë Kupën e Botës për shkak të Messit”, u shpreh 41-vjeçari.
Argjentina do të rikthehet në aksion nesër, kur do të takohet me Holandën në fazën çerekfinale.
“Albicelestes” synojnë të fitojnë Kupën e Botës për herë tretë dhe të parë që nga viti 1986, në atë që me siguri do të jetë turneu i fundit për 35-vjeçarin, Messi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.