Tifozët e Slovan Bratislavës pritet të veshin fanella nacionaliste sot në ndeshje me Feronikelin, me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Gjithashtu, ata kanë paralajmëruar edhe thirrje nacionaliste në ndeshjen e xhiros së dytë kualifikuese të Europa Leagues
Tifozët sllovakë po planifikojnë ta bëjnë një skandal sot, shkruan Express.
Në fakt, tifozët e Slovan Bratislavës i kanë bërë gati fanellat me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, të cilat planifikojnë t’i veshin sot në ndeshjen ndërmjet ekipit të tyre të zemrës dhe Feronikelit, e vlefshme për xhiron e dytë kualifikuese të Europa Leagues.
Tifozët e Slovanit njihen si proserb dhe pritet të provokojnë sot edhe me thirrje nacionaliste.
Faqja më e madhe e tifozëve në Ballkan, “Balkanski navijaci” në rrjetet sociale e ka postuar foton dhe e ka publikuar lajmin se tifozët nga Bratislava do të bartin fanella me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në gjuhën angleze dhe një tjetër porosi përkrahëse për serbët: “Mbështetje nga Slovan Bratislava”.
Ndër të tjera, dy futbollistë serbë të Slovan Bratislavës nuk kanë pranuar të luajnë kundër Feronikelit, në ndeshjen që do të zhvillohet sot nga ora 18:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.