×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident në Rrugën e Kombit, tre të lënduar

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 19:27

    Dy makina janë përplasur në afërsi të Milotit dhe si pasojë janë plagosur tre persona.


    Të aksidentuarit janë dërguar për në spital.

    Në aksin rrugor Milot-Rreshen, në Fushë-Milot, mjeti me drejtues shtetasin E.H.,23 vjeç, banues në Tropojë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë

    Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesit e mjeteve si dhe shtetasi F.S., 46 vjeç,banues në Tiranë, i cili ndodhej si pasagjer në mjetin me drejtues A.M.

    Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!