×
  • Sport
  • Sport

    Koeman e merr drejtimin e Holandës

    Reporteri
    10 Dhjetor 2022 | 16:21

    Ronald Koeman do të zëvendësojë Louis van Gaal si trajner i Holandës pas eliminimit të tyre në çerekfinale të Kupës së Botës.

    Prej kohësh ishte konfirmuar se ish-trajneri i Barcelonës do të pasonte Van Gaalin pas Kupës së Botës.

    Ai do t’i lërë vendin një tjetër ish-menaxheri të portokallinjve, Koeman, i cili ishte në krye të kombëtares nga shkurti 2018 deri në gusht 2020.

    Koeman ka qenë një trajner i lirë që kur la rolin e tij te Barcelona në tetor 2021 dhe do të marrë rolin e tij të ri nga viti 2023. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!