Pablo Zabaleta thotë se “një Messi më agresiv është një gjë që do të dëshironte ta shikonte”, me kapitenin e Argjentinës që do të tenton të luajë paksa si Maradona për ta fituar Botërorin.
Pavarësisht së ka fituar çdo trofe të mundshëm në nivel klubi, Messi ka dështuar për t’i ripërsëritur këto arritje ashtu sikurse kishte bërë bashkatdhetari Maradona, kur ishte në pyetje paraqitja e tij në ndeshje ndërkombëtare.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të tentojë ndoshta për herë të fundit në Katari 2022, që ta fitojë këtë gjë me emocionet që atë e kapluan në ndeshjen kundër Holandës, e cila u tregua si një rrugë për ta fituar këtë trofe nga kjo Kombëtare që për herë të fundit është fituar më 1986.
“Më pëlqeu reagimi i Messit në fund, me festimet e tij dhe çfarëdo që ai thotë për Louis Van Gaal kur iu afrua më pas. Një Messi më agresiv është ajo që ne duhet ta shohim. Ma kujton paksa Maradonën – atë tip të karakterit – dhe nuk është keq kur jeni duke u përpjekur për ta fituar një Botëror”, ka thënë Zabaleta për argjentinasin në BBC Sport.
“Messi po e udhëheq këtë skuadër me plot futbollist të rinj që kanë përvojën e parë të tyre në këtë garë dhe wdo fotografi që shoh është ajo kur ai ecën në tunel, të gjithë pas tij sikurse të jenë roje të tij. Madje edhe në fushë, është sikurse të gjithë ata po luftojnë për Messi dhe po e mbrojnë atë. E di nga ajo kur kam luajtur më të që ai e di se duhet të udhëheqet nga një standard që të jetë shembull, por po ashtu e di së sa shumë është duke e përjetuar ai çdo minutë të këtij Botërori, duke ditur se ai i ka njerëzit e duhur pas tij”, shtoi Zabaleta.
“Ai ka qenë gjithmonë futbollisti kryesor, kështu ishte edhe më 2014 kur isha me skuadrën e Argjentinës dhe arritëm në finale – por ai ishte 27 vjeçar atëherë, jo 35. Dallimi tani është se kjo është mundësia e tij e fundit – vallëzimi i tij i fundit, nëse preferoni ta quani kështu – në fund të karrierës së tij. Kjo bën që gjërat të jenë më urgjente dhe këtë mund ta shikoni nga paraqitjet tona. Do ta bënte shumë speciale nëse ai fiton Botërorin me në fund, por po ashtu do të këtë shumë presion në skuadër për shkak se një dështim këtë herë, thjesht do të thotë fund i ëndrrës së tij”.
Messi dhe Argjentina do të dalin në fushë sonte (e martë) në një përballje me Kroacinë në gjysmëfinale të Botërorit, me fituesit që do të kalojnë në finale ku do të luajnë kundër Francës apo Marokut, ndeshje e cila luhet nesër (e mërkurë). /Express