Një numër i madh i aksidenteve kanë ndodhur vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë.
Bëhet fjalë për gjithsej 65 aksidente, brenda 24 orëve, shkruan Reporteri.net.
Siç njofton policia fatmirësisht asnjë prej aksidenteve nuk ka qenë me fatalitet, gjersa 31 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar. Në 34 aksidentet tjera raportohet të ketë pasur vetëm dëme materiale.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1 mijë e 453 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, polica bën të ditur se në ditën e djeshme janë arrestuar 41 persona, 31 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.