×
  • Lajme
  • Lajme

    Një vajzë në Prishtinë kidnapohet në mes të ditës dhe përdhunohet në një motel: Akti incizohet me telefon

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 10:57

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Sipas policisë një femër në pikë të ditës është kidnapuar dhe është dhunuar seksualisht, shkruan Reporteri.net.


    Policia njofton se një person ende i paidentifikuar e ka futur atë në makinë duke e dërguar pastaj në një motel aty ku edhe e ka përdhunuar.

    Ky person, sipas policisë madje ka bërë edhe fotografi e incizime të tjera derisa po e kryente aktin.

    E krejt në fund, ai ia ka vjedhur viktimës edhe dokumentet personale dhe një shumë të parave.

    E gjithë ngjarja ka ndodhur në një motel të Vernikut.

    “Veternik, Prishtinë 27.06.2019-10:00-15:0. Me 24.07.2019 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se me datën e lartcekur i dyshuari mashkull K/Shqiptar me dhunë e ka futur në veturën e tij duke e dërguar në motel dhe pa dëshirën e saj e kishte dhunuar seksualisht duke i bërë fotografime dhe incizime të ndryshme, njëkohësisht i kishte vjedhur dokumente personale dhe një shumë parash”,

    Policia po i vazhdon hetimet. Në lidhje me rastin janë intervistuar disa dëshmitarë rasti.

    Kujtojmë se një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe para disa ditësh në Gjakovë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!