×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarri kaplon një shtëpizë në Gjakovë, vdes gruaja që ndodhej brenda

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 11:47

    Një shtëpizë është përfshirë nga zjarri në fshatin Shishman i Bokës në Gjakovë, aty ka vdekur edhe një grua.


    Gruaja ka ndërruar jetë për shkak se është ngulfatur nga tymi dhe trupi i pajetë i saj është dërguar për obduksion.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Fshati Shishman i Bokës, Gjakovë 24.07.2019-22:10. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpizë (barakë) në të cilën gjendej viktima femër K-Shqiptare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit viktima është ngulfatur nga tymi dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!