×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj thërret për nesër mbledhjen ‘anti-kushtetuese’ të Qeverisë

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 12:54

    Ish-kryeministri Ramush Haradinaj për të premten ka thirrur mbledhjen e qeverisë, ani pse Kushtetuta thotë që me dorëheqjen e kryeministrit rrëzohet e gjithë qeveria.


    KTV ka siguruar rendin e ditës ku mes tjerash do të diskutohet edhe për emërimin e anëtarëve të bordit të autoritet civil.

    Kjo mbledhje po mbahet një javë pasi që Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit. Neni 95 pika 5 i Kushtetutës thotë se me dorëheqjen e kryeministrit, qeveria që udhëheq ai ose ajo, rrëzohet e tëra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!