Banorët e fshatit Jezerc të komunës së Ferizajt nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në “Facebook” kanë publikuar disa fotografi ku shihej se është gjetur i ngordhur Ariu i cili disa herë ishte shfaqur afër shtëpive të banimit.
“Ariu i ngordhur i vrarë nga gjuetarët në Jezerc”, thuhet në postimin e banorëve të Jezercit.
Ndërkohë, Koha Ditore ka kontaktuar me kryetarin e shoqatës së Gjahtarëve “Shqiponja” në Ferizaj, Jusif Idrizi i cili ka thënë se Ariu ka ngordhur vetë dhe nuk është vrarë nga gjuetarët.
“Nuk kemi mundur të ofrohemi afër për shkak të kundërmimit, mirëpo tashti i kemi njoftuar zjarrfikësit për asgjësim të Ariut i cili ka ngordhur vetë dhe nuk është vrarë nga gjuetarët”, ka thënë Idrizi.
I pyetur se a duhet t’i bëhej ndonjë kontroll ariut për të konfirmuar se nuk është vrarë nga askush, ai ka thënë se “Nuk mund të ofrohej askush për shkak të erës së keqe, mirëpo ne i kemi ftuar zjarrfikësit që ta asgjësojnë atë. Gjuetarët nuk e kanë vrarë por ka ngordhur vetë”, ka shtuar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.