×
  • Lajme
  • Botë

    Rrokulliset autobusi që po transportonte ushtarët serbë, lëndohen 23 prej tyre

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 15:45

    Një autobus me ushtarë serbë është rrokullisur duke sjellë dhjetëra të lënduar.


    Autobusi që ishte duke transportuar pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë është rrokullisur sot tek urta Przar, afër Vranjës, raportojnë mediat serbe.

    Deri tek fatkeqësia e trafikut erdhi tek cepi i rrugës, kur autobusi po kthehej nga baza.

    Incidenti ka lënë 23 persona të lënduar, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, por që nuk ka viktima.

    Ekipet e zjarrfikësve, policisë dhe ushtrisë kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse aktualisht është duke u mbikëqyrur gjendja e të lënduarve, transmeton lajmi.net

    “Telegraf.rs” raporton se fatkeqësia më e madhe është shmangur, marrë parasysh terrenin e rrezikshëm që ka kërkuar 10 automjete të ndihmës emergjente

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!