Një biznesmen 32 vjeçar nga Kosova i cili jeton dhe vepron në Finlandë, ka plagosur tre shqiptarë në Hietalahdenkatu.
Nuk dihen shkaqet e plagosjes, dhe mediat nuk raportojnë të kenë qenë punëtorë të firmës së biznesmenit në fjalë.
Tashmë policia ka arrestuar dorasin dhe të premten do të dalë para Gjykatës së Qarkut në Helsinki.
Një bashkëpunëtor i afërt i biznesmenit iu ka thënë autoriteteve finlandeze se dorasi ishte person i mire dhe shume serioz sa i përket çështjes së punës.
Po ashtu dhe disa punëtorë të tjerë, e kanë vlerësuar si person korrekt dhe të sjellshëm.
Siç raportojnë mediet finlandeze, biznesmeni shqiptar kishte themeluar një kompani ndërtimi pesë vite me parë, i cili kushte përfituar mbi një milion euro të hyra.
Kompania e biznesmenit shqiptar, nënkontrakton kompanitë e ndërtimit në Finlandë, dhe ka 30 punëtorë. Nga ta; shqiptarë, hungarezë dhe rumunë shkruan is.fi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.