×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për Der Spiegel: Tensionet në veri shkak i panikës së Beogradit

    Reporteri
    18 Dhjetor 2022 | 10:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën gjermane Der Spiegel, ka folur për situatën e krijuar në Veri.

    Ai tha se situata e tensionuar në veri është për shkak të “panikës së Beogradit”.

    Kurti deklaroi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion Serbisë që të zgjedhë mes “Perëndimit dhe Rusisë”.

    “BE dhe SHBA po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, tha Kurti.

    Kurti foli edhe rreth kërkesës së Serbisë për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.

    “Duket se Vuçiqi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, është shprehur Kurti.

    Kujtojmë që sot është dita e nëntë prej kur ka nisur barrikadimi i Veriut. Serbët atje kanë vendosur makineri të rënda e kamionë në shenjë revolte për arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!