Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thumbuar gjithë politikanët që po deklarohen kundër një koalicioni qoftë para apo pas zgjedhor me PDK-në.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në Facebook thotë se nga paslufta një grup partish politike dhe politikan që janë përpjekur ta ndërtojnë profilin e tyre politikë duke u thirrë gjoja si anti PDK.
“Ne këto 20 vite, janë një grup partish politike dhe politikan që janë përpjekur ta ndërtojnë profilin e tyre politikë duke u thirrë gjoja si anti PDK, pa i’u ofruar kurrë dhe asgjë qytetarëve të Kosovës. As që bëhet fjalë për të kontribuar diçka në shtetndërtimin e mundimshëm të shtetit të Kosovës. Sa herë që flitet pët zgjedhje të mundshme, ata turren të japin deklarata për PDK por pa i përmendur kurrë qytetarët dhe platformën politike për ta. Ky është mashtrimi 20 vjeçar”, ka shkruar Hoxhaj, shkruan Reporteri.net.
Hoxhaj më tej thotë se për ironi, ky soji i politikanëve kinse anti PDK dhe që thirren në vija të kuqe, janë të parët që përfundojnë në gjirin e PDK-së dhe në pushtet sikur nuk ka ndodhur asgjë.
“Përvoja jonë politike dhe vizioni për Kosovën, të cilin qytetarët i’a kanë besuar PDK-së me vite të tëra, na ka mësuar se vijat e kuqe i vendosin vetëm qytetarët. PDK ëdhtë e para”, ka shkruar Hoxhaj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.