×
  • Sport
  • Sport

    Festë e çmendur në Buenos Aires, shikoni çfarë ndodh pas triumfit të Argjentinës në finalen e Botërorit

    Reporteri
    18 Dhjetor 2022 | 20:48

    Sa shumë emocione të përjetuara këtë të diel të 18 dhjetorit.

    Mijëra njerëz kishin mbushur sheshin kryesor në Buenos Aires për të ndjekur finalen e madhe të Kupës së Botës Katar 2022, aty ku Lionel Mesi me shokë ia dolën të triumfojnë dhe të rikthejnë trofeun në Argjentinë pas plot 36 vitesh, që nga koha e legjendës Maradona.

    Finalja e “Lusail Stadium” prodhoi më shumë se 120 minuta dramatike dhe në fund gjithçka u vendos nga penalltitë, teksa pas gjuajtjes së saktë të Montiel, ankthi u shndërrua në festë e lot gëzimi te argjentinasit që kishin mbushur sheshin.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!