Vetëm disa ditë pas lajmit tronditës në lidhje me boksierin rus Maxim Dadashev, një i dytë ka vdekur.
Bëhet fjalë pë boksierin argjentinas, Hugo Santillan, shkruan GivemeSport.
Boksi ka kaluar nën shqyrtimin e vërtetë dhe presionin edhe një herë këtë javë për shkak të vdekjes së rusit dhe se presioni do të intensifikohet tani me lajmin se një boksier tjetër ka humbur tragjikisht jetën e tij.
Santillan ishte vetëm 23 vjeç kur humbi jetën, duke marrë plagë të rënda nga një luftë titulli në fundjavë, transmeton Indeksonline.
Ai u rrëzua në ring të shtunën në mbrëmje pak pasi meçi i tij ndaj Eduardo Javier Abreu përfundoi në barazim.
Pas kësaj, ai u dërgua menjëherë në spital për të kryer një operacion kritik, por fatkeqësisht u njoftua se ai vdiq këtë pasdite.
“Pusho në paqe, Hugo Santillan”, tha Këshilli Botëror i Boksit në një postim në Twitter.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.