×
  • Lajme
  • Lajme

    Rehabilitimi i vështirë i të kthyerve nga Siria

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 18:57

    Visari kurrë nuk kishte pritur të shihte përsëri nipërit, pasi vajza e tij i kishte marrë ata me veti, kur i ishte bashkuar bashkëshortit të saj në Siri, në vitin 2014.


    Tani, 5 vjet më vonë, Visari (emër fiktiv), shikon nipërit duke luajtur në oborrin e shtëpisë së tij, të rrethuar nga kodra dhe fusha të misrit në një fshat 20 kilometra në veri të Prishtinës.

    “Më i riu ishte gjashtë muajsh kur ata shkuan në Siri, fëmija më i vogël, ende nuk kishte lindur”, thotë ai, duke ndezur cigaret njëra pas tjetrës.

    Ai thotë se po të dinte planin e vajzës së tij, që do të ndiqte rrugën e burrit të saj, do të bënte gjithçka për t’i ndaluar.

    “Vajza ime ka qenë e kërcënuar nga burri i saj dhe e ai ka detyruar që ajo të shkojë me të. Ata bënë gabim që shkuan”, thotë ai për The National.

    “Nëse vajza ka bërë gabim, ajo do të paguajë për atë gabim, por fëmijët e saj, janë krijesa të pafajshme”, thotë ai.

    Vajza e Visarit, Edina (gjithashtu emër fiktiv), ishte e martuar me Arben Demollin.
    Ai ishte një nga kosovarët që iu bashkuan ISIS-it, por u vra në një sulm ajror në Aleppo, disa muaj pasi kishte shkuar atje.

    Pasi ai u vra, gruaja dhe fëmijët e tij, mbetën në Siri, duke lëvizur fillimisht në territoret e ISIS-it në Hasaka në verilindje dhe më pas në Raqqa.

    Sipas Visarit, vajza e tij u detyrua të martohej me një burrë të dytë në Siri, një tjetër kosovar, i cili është babai i fëmijës së saj më të vogël.

    Burri i saj i dytë, shkoi në burg, ndërsa Edina dhe 5 fëmijët e saj u dërguan në kampin Ain-Issa dhe pastaj u vendosën në kampin Al-Hol, së bashku me mijëra familje të tjera të luftëtarëve të ISIS-it.

    Edhe burri i dytë e kishte fatin e të parit. Pasi ai u vra, Edina me fëmijët e saj qëndruan në Siri, deri kur Qeveria e Kosovës në prill të këtij viti, riatdhesojë 110 persona, kryesisht gra dhe fëmijë. Në mesin e tyre, ishte edhe Edina dhe fëmijët e saj.

    “Jam shumë e lumtur që jam në shtëpi”, thotë Edina në gjuhën arabe, duke qëndruar pranë derës së shtëpisë së babait të saj.

    “Unë jam me fat”, ishte fjalia tjetër e Edinës dhe e fundit, duke mos dashur të zgjasë muhabet me gazetarët.

    Ajo dhe gratë e tjera të kthyera nga Siria, janë në arrest shtëpiak.

    Shumë gra dhe fëmijë të tjerë nga Kosova, vazhdojnë të jenë në kampe në Siri. Shteti i Kosovës, tani po bënë përpjekje për të riintegruar në shoqëri personat e kthyer./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!