×
  • Sport
  • Sport

    Futbollistët e Argjentinës gjatë festës: Një minutë heshtje për Mbappe

    Reporteri
    19 Dhjetor 2022 | 8:31

    Argjentina dhe Messi mbrëmë e fituan finalen kundër Francës me triller në fund, pasi që ndeshja u përcaktua nga penalltitë.

    Gjatë kësaj ndeshje, Messi shënoi dy gola për Argjentinën kurse një tjetër për ta e shënoi Di Maria, ndërkaq për Francën të tre golat u shënuan nga Kylian Mbappe.

    E pas ndeshjes ka vazhduar edhe festa e futbollistëve.

    Në zhveshtore, kreator i festës ishte Emiliano Martinez, i cili gjatë festës në rresht bëri edhe një dis për Mbappen që ia shënoi tre gola atij në ndeshjen e sotme – pa përfshirë golin që e shënoi nga penalltia.

    “Një minutë heshje…për Mbappe”, dëgjohet duke thënë Martinez derisa video është postuar nga Otamendi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!