Ka fotografi që lënë gjurmë në historinë e sportit.
Pamje ikonike që të gjithë ëndërrojnë t’i imitojnë një ditë. Kështu ndodhi me foton e Diego Armando Maradonës pas finales së Kupës së Botës 1986 në Meksikë.
Kjo fotografi tregon El Pelusa duke mbajtur Kupën e Botës në duart e tij, ndërsa ai është duke u larguar nga stadiumi “Azteca” mbi supet e dikujt, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
Dukej sikur kjo fotografi nuk do të përsëritej kurrë, por nuk është kështu.
Lionel Messi më në fund ka arritur të fitojë një Botëror, njësoj si idhulli i tij, madje duke e imituar duke e bërë një foto të njëjtë.
Në rastin e Messit, ishte miku i tij i madh Kun Aguero i cili nuk hezitoi ta kap Messin dhe ta barttë në të gjithë fushën.
Aguero është i afërt me Messin. Të dy kanë ndarë një karrierë në radhët e të rinjve të kombëtares së Argjentinës dhe kombëtares së seniorëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.