Ligjërata e të premten ose siç njihet në fenë myslimane dita e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Kosovës, do t’i kushtohet luftës kundër drogave.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i Task Forcës shtetërore kundër narkotikëve dhe për sigurinë në shkolla Avdullah Hasani, përmes një postimi në Facebook.
Ai ditë më parë është takuar me kryemyftiun e Kosovës, Naim Tërnava.
“Pas Takimit në javën e kaluar me Myftiun, Naim Tërnava, jemi dakorduar që nesër në ligjëratat e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Kosovës, të jepet mesazh kundër përdorimit të narkotikëve, në mbështetje të veprimtarisë së Task-Forcës së Qeverisë të themeluar për këtë qëllim”./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.