×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulimi i RTK-së: Kryeministri Boris Johnson ka prejardhje shqiptare

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 19:58

    Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është stërnipi i Ali Kemal, i cili ishte shqiptar.


    Ryan Gingeras është profesor në Naval Postgraduate School në Monterey California, ekspert për historinë e Turqisë, Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme.

    Në librin e tij “Sorrowful Shores: Violence, Ethnicity, and the End of the Ottoman Empire” ai thotë se udheheqësi i organizatës anti-nacionaliste ‘Ingiliz’, Ali Kemal ishte shqiptar.

    Ai thekson se lidhja e tij me shqiptarët e Perandorisë Osmane ishte më se e fortë dhe se  Ali Kemal paralajmëroi Ismail Qemalin që të arratisej nga Turqia për shkak të rrezikut nga ekstremistët e Selanikut dhe arrestimit që po i përgatitej.

    Siç raporton Televizioni Pulblik, Ali Kemal, sipas të dhënave në “Wikipedia”, kishte ikur në Angli më 1909, ku kishte krijuar edhe familje. Stërnipi i tij sot është Boris Johnson, politikani i zgjedhur këto ditë kryeministër i Britanisë së Madhe.

    Gjithashtu Ali Kemal është edhe paraardhës i diplomatit turk, Selim Kuneralp, politikanëve anglezë, Stanley Johnson, Jo Johnson, gazetarit Rachel Johnson dhe sipërmarrësit, Leo Johnson.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!