Në mesin e festës së Argjentinës për Botërorin e fituar gjendej edhe një i ftuar jo i këndshëm. Bëhet fjalë për Nusretin e famshëm që kërkoi ta përdorte këtë moment për të fituar më shumë reklamë.
Ai arriti të zbriste në fushën e blertë pas njohjeve me disa lojtarë të Argjentinës. Por Lionel Mesi nuk dukej shumë i lumtur me praninë e Nusretit.
Shikimi i tij tregon të gjithë përjetimin pasi kërkonte ta largonte nga vetja. Më pas Nusreti arriti që ta bindte për të bërë një foto. Shumë komentues dhe tifozë të Argjentinës kanë dalë kundër pranisë së Nusretit në këtë festë. /Sport Ekspres/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.