×
  • Sport
  • Sport

    Momenti i frikshëm kur Messi me shokë gati sa nuk e prekën një kabllo të rrymës, pak momente pasi u kthyen nga Kupa e Botës

    Reporteri
    20 Dhjetor 2022 | 10:23

    Ky është momenti dramatik kur Lionel Messi dhe shokët e tij iu afruan rrëzimit nga pjesa e pasme e autobusit të tyre të hapur pas kthimit në Argjentinë për të festuar fitoren e tyre në Kupën e Botës kundër Francës.

    Videoja tregon Messin dhe katër shokët e skuadrës, duke përfshirë Leandro Paredes dhe Angel Di Maria, të cilët detyrohen të futen nën një kabllo elektrike lart në sekondën e fundit, ndërsa lëviznin ngadalë përmes një deti me tifozë argjentinas të ngazëllyer.

    Tifozët u rreshtuan në rrugë në mes të natës për t’u përpjekur të shihnin skuadrën fitimtare të futbollit të Argjentinës teksa kalonin nëpër Buenos Aires me një autobus të hapur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!