×
  • Sport
  • Sport

    Zidane do të kthehet si trajner skuadre, pasi Deschamps do të vazhdojë me Francën

    Reporteri
    20 Dhjetor 2022 | 18:07

    Zinedine Zidane mund të rikthehet sërish si trajner i ndonjë skuadre, pasi Didier Deschamps pritet të vazhdojë si trajner i Kombëtares së Francës.

    Kontrata e Deschamps skadon në fund të këtij viti, por sipas raportimeve të ditëve të fundit, ai pritet të rinovojë kontratën dhe të jetë trajner i “Gjelave” edhe për Kampionatin Evropian 2024.

    Sipas “L’Equipe”, kjo situatë mund të “detyrojë” Zidanen të marrë drejtimin e ndonjë skuadre dhe të heqë dorë nga Kombëtarja e Francës.

    Legjenda e Francës dhe ish-trajneri i Real Madridit ishte konsideruar si favoriti kryesor për të zëvendësuar Deschampsin.

    Paris Saint-Germain kishte bërë përpjekje për të arritur marrëveshje me 50-vjeçarin, por nuk ia doli.

    Zidane thuhet se nuk dëshiron të nxitojë, por dëshiron të shkojë në një klub të organizuar mirë, ku do të kishte edhe kontrollin e plotë.

    Zinedine Zidane është pa skuadër që nga viti i kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!