×
  • Sport
  • Sport

    Nora Gjakova mbetet pa medalje, përfundon e pesta në Masters

    Reporteri
    20 Dhjetor 2022 | 20:14

    Nora Gjakova është renditur e pesta në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”.

    Xhudistja kosovare pësoi humbje në luftën për medaljen e bronztë nga Mimi Huh e Koresë së Jugut.

    Nora luftoi në kategorinë deri në 57 kilogramë. Kampionia olimpike fitoi 648 pikë olimpike “Paris 2024”.

    30-vjeçarja raundin e parë e kaloi pa luftë, teksa në të dytin e mposhti polaken, Julia Kowalczyk.

    Në çerekfinale u mposht nga francezja, Sara Leonie Cysique, dhe garimin e vazhdoi përmes repesazhit, aty ku e mposhti britaniken, Lele Nairne.

    Kujtojmë se medaljen e artë sot e fitoi Distria Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!