×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Imuniteti i deputetëve u hoq për të mundësuar arrestimin tim

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 21:54
    Foto nga arkivi

    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se mandati i imunitetit vite më parë u hoq me qëllimin ta arrestojnë atë.


    Ai ka treguar se si vendimi thoshte se imunitet deputeti ka vetëm nëse është brenda Kuvendit, por jo edhe jashtë tij.

    Ai ka deklaruar se vendimi i Enver Hasanit për imunitetin e deputetëve ka qenë një vendim palaço e sipas tij ka pasur vetëm qëllim të më dërgojnë në burg.

    “Isha në Vlorë për t’u shpallur qytetar nderi në rastin e 100 vjetorit të pavarësisë në vitin 2012. Të nesërmën në mëngjes në telefon më ka thirrur EULEX-i dhe më thanë të kthehem të shkoj në burg” tregon Limaj.

    Ai tregon se sipas atij vendimi, imuniteti i deputetëve ishte “vetëm nëse flen në parlament, kur del jashtë parlamentit nuk ke imunitet” tha Limaj.

    Ai tregon se vetë ishte i gatshëm për të dhënë dorëheqje nga imuniteti kur vjen fjala për raste të gjykimit për luftën në Kosovë.

    Ndërsa ka thënë se deri sot nuk ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, por se do ta bëjë publike veç nëse do të ketë diç të tillë. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!