Ramush Haradinaj, pritet të mbërrijë sonte në ora 23:00 në Kosovë pas intervistimit nga Gjykata Speciale.
Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” bëjnë të ditur se Haradinaj është nisur prej Rotterdamit, nëpërmjet Vjenës, dhe arrinë në Prishtinë në ora 23:00.
Haradinaj kishte udhëtuar drejt Hagës me aeroplan privat të Behgjet Pacollit, pasi gjoja se ka pasur vonesa në linjën e rregullt.
Kujtojmë se Haradinaj për ditën e nesërme ka thirrur mbledhje të Qeverisë, përkundër që të premten dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, pasi u ftua për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.
Kjo mbledhje e thirrur nga Haradinaj po konsiderohet jokushtetuese nga analistët, por jo vetëm. /Reporteri.net/.