×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Fushë Kosovë, policia jep detaje

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 23:05

    Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë për armëmbajtje pa leje.


    Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin dhe ka dhënë detaje.

    “Sot rreth orës 17:00,ne rrugën 28 Nëntori në Fushë Kosovë, policia ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje“.

    “Arma (pistolete e tipit Zoraki) i është gjet në brez personit te dyshuar, gjate një kontrolli rutine, qe është kryer nga ana e policisë ne një automjet, ku personi i dyshuar ishte pasagjer”.

    “Arma është sekuestruar dhe ndaj te dyshuarit është iniciuar rast për Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

    “Personi i dyshuar A.M mashkull 24 vjeç, pas intervistimit me urdhër te prokurorit është dërguar mbajtje për 48 ore.”, ka thënë Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!