×
  • Lajme
  • Rajon

    Ngritet aktakuzë në Beograd ndaj pesë personave që po bartnin marihuanë në vetura të OSBE-së nga Kosova

    Reporteri
    23 Dhjetor 2022 | 14:22
    Foto: N1

    Zyra e Prokurorisë së Lartë në Beograd ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për kontrabandë me narkotikë nga Republika e Kosovës të cilët kishin përdorur vetura me targa diplomatike të misionit të OSBE-së.

    Të arrestuarit më 16 shtator ishin kapur me 44.8 kg marihuanë, tre prej tyre shqiptarë nga Prishtina dhe dy serbë nga Beogradi.

    “Dyshohet se të dyshuarit transportuan narkotikë nga Republika e Kosovës në një veturë të llojit Shkoda Oktavia me targa diplomatike të OSBE-së”, ka njoftuar Prokuroria, raportoi N1.

    Domi A. (42), Gazmend K. (41), Dardan M. (49) nga Prishtina, si dhe dy beogradas Ivan Ž. (23) dhe Stephen M. (29).

    Misioni i OSBE-së në Kosovë, në shtator, pas arrestimit, ka njoftuar se nuk është e vërtetë se vetura diplomatike është përdorur për kontrabandë droge, por se njëri nga të arrestuarit ka qenë pjesëtar vendor i stafit ndihmës të misionit.

    Domi A. dhe Dardan M. akuzohen edhe për veprën penale të posedimit të paautorizuar të narkotikëve.

    Domi A. dyshohet se në kasetën e “dëmtimit” mbante 32.2 gramë kokainë për përdorim personal, ndërsa Dardan M. i gjetën 0.94 gramë kokainë.

    Aktakuza i është dorëzuar Gjykatës së Lartë në Beograd për një vendim për konfirmim, njoftoi N1.

    Prokuroria gjithashtu i propozoi gjykatës që të gjithë të dyshuarve t’u vazhdohet masa e paraburgimit në mënyrë që të mos përsërisin veprën penale në një periudhë të shkurtër kohore./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!