FIFA ka dalur në përfundim se nuk ka indikacione për kurdisje të ndeshjeve, në 64 përballjet e zhvilluara në Kupën e Botës Katar 2022.
Task Forca e Integritetit shqyrtoi të gjitha 64 ndeshjet e luajtura në finalet e Kupës së Botës 2022 për të evidentuar çdo parregullsi apo tentativë për manipulim të ndeshjes. Ata mbikëqyrën ngushtë tregjet ligjore të basteve, kryen hetime në shumë juridiksione dhe rishikuan mbikëqyrjen e vendeve të konkurrencës si kontrolle për të parandaluar çdo kërcënim të fiksimit të ndeshjeve.
Krijimi i task-forcës i mundësoi FIFA-s të monitoronte si tregjet e basteve ashtu edhe veprimet në lojë në kohë reale në çdo ndeshje të Kupës së Botës.
Ata punuan së bashku me Komitetin e Operacioneve të Sigurisë së Katarit, Këshillin e Evropës dhe Grupin e tij të Kopenhagës, INTERPOL-in, Sistemin Global të Monitorimit të Lotarisë, Sportradar, Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Kriminm si dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Integritetit të Basteve. Për më tepër, Byroja Federale e Hetimit (FBI) e Shteteve të Bashkuara gjithashtu i ishte bashkuar grupit, si një stërvitje përgatitore për Kupën e Botës FIFA 2026.
FIFA tha se do të vazhdojë të punojë me anëtarët e Task Forcës së Integritetit në turnetë e ardhshëm, raporton Goal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.