×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga sot, Nexhat Daci nuk mund të jetë më kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 9:57

    Akademik Nexhat Daci nuk është më kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.


    Daci sot feston ditëlindjen e 75-të dhe anëtarët e Akademisë mbi këtë moshë nuk mund të ushtrojnë funksione udhëheqëse në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

    Vendimi që Daci të mos ushtrojë më funksionin e kryetarit ishte marrë nga organet ligjore dhe statutare, legale dhe legjitime të ASHAK-ut më 11 qershor të këtij viti.

    ASHAK njoftoi se deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, këtë funksion e ushtron nënkryetari, akademik Jusuf Bajraktari.

    Nexhat Daci ishte zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës më 21 dhjetor të vitit 2017 në zgjedhjet e rregullta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!